- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament i saporinovuar 1+1 me qira në një zonë mjaft të mirë, me akses direkt në rrugen bulevardin “Zhan D’Ark”, afër me zonen e Brrylit, Unazen e vogël, Unazen e madhe dhe me akses të lehtë me zona të njohura rreth Tiranes dhe jo shumë larg nga qendra. Afër me disa prej institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Apartamenti ndodhet në një pallat te ri, me dy ashensore, e cila ofron nje administrim shume te mire, siguri dhe cilesi ne ndertim.
Prona është e sapo mobiluar e gjitha me pajisje cilësore, elektroshtepiake te reja. Eshte i kompletuar i gjithi me mobilim modern dhe te gjitha pajisjet e nevojshme shume cilesore, duke filluar nga kuzhina, salloni, dhomat e gjumit etj. Apartamenti ka shumë dritë dhe pamje të bukur.
Apartament 1+1 me sipërfaqe 63 m2 ndodhet në katin e 6-të, me orientimin veri-perendim gjë të cilin e bën të ndricuar gjatë gjithë kohës. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, dhome gjumi, tualet dhe ballkon i mbyllur i cili ofron pamje shumë të mirë të zones.