- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament dubleks luksoz ne shitje te rezidenca “Kodra e Diellit 2”, e cila gjendet afër me Kopshtin Botanik te Tiranës dhe ngjitur me Shkollen “British School of Tirana” e cila perfshin edukimin dhe arsimimin nderkombetar qe nga mosha 1-18 vjec. “Kodra e Diellit” 2 ndodhet në nje nga zonat më të preferuara të Tiranës në mes te gjelberimit, ajrit të paster, qetësisë qe ofron zona, si dhe prane me Unazën e Madhe të Tiranës që bën të mundur daljen nga Tirana shumë lehtë.
Rezidenca ofron siguri 24 orë, mirëmbajtje dhe administrim 24 orë, pishinë të përbashkët, jetesë në komunitet, bar, restorant, infrastruktrure moderne, spa & beauty center, palestër, supermarket, ambiente te gjelbëruara, dhe shumë shërbime të tjera që mund ti gjeni duke jetuar tek ky kompleks.
Dubleksi është organizuar dhe projektuar në mënyrë funksionale. Ai ofron punime shumë cilësore siç mund të përmendim termoizolim me sistem kapot, dritaret dhe grilat te investuara nga pronari dhe jo firma e ndertimit, sistem ngrohje-ftohje me Chiller Multi-Split Daikin me uje, oxhak druri, pllakat dhe hidrosanitaret të përdorura né tualete të një cilësie të lartë, ndricim tavanor dhe dritat full led, vaske me hidromasazh, elektroshtepiaket të markave më cilësore, mobilimi me pajisje nga më të mirat etj. Dupleksi eshte shtruar me parket druri.
Apartament dubleks në shitje 3+1 me siperfaqe neto 133.8 m2 + 19 m2 verande + 28,77 m2 të përbashketa me orientimin perendim-veri. Kati perdhe organizohet nga veranda, ambienti i ndenjes + kuzhine + ngrënie dhe tualeti. Nepermjet shkalleve te brendshme ngjitemi ne katin e parë në të cilen ndodhet dhoma matrimoniale + garderobe + tualeti, 2 dhoma gjumi te tjera dhe tualet dite. Shitet i investuar me gjithe mobilimin cilesor. Ofrohet mundësi parkimi me qira.
Me çertifikatë pronësie.
Është mundësi e mire investimi me qira të garantuar.