- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Shitet ambient biznesi, i cili pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesor te levizjes Tirane-Durres, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendren e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshem për akses të lehtë në gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Fare afer mbikalimit te Casa Italia, nënkalimit të Laprakes, Zogu i zi etj.
Zona ofron sherbime të tilla si shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban, kolegje dhe universitete si dhe objekte nder me te njohura te sherbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumes) dhe qendra te tjera shëndetësore.
Ambienti i biznesit përfshin sistemin e ndricimit, kondicionimin dhe ashensorin që lidh katin 0 me magazinen në katin -1. Ka akses të drejtpëdrejtë dhe vizibiltet maksimal në rruge kryesore
Ambient biznesi në shitje me siperfaqe totale 1400 m2 e pozicionuar në katin përdhe + kati -1, me orientimin jug-lindje-perendim-veri. Prona është e organizuar ne katin 0 (sip. 650.41 m2) dhe kati -1 (692 m2) gjithashtu ka dhe mezzanine. Ka dhe 9 poste parkimi jashte.
Është i përshtatshem për showroom, supermarket, palester, qender mjeksore, qender estetike etj.
Me çertifikatë pronësie.