- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Qeveria po ofron një tjetër mundësi që të gjithë individët dhe bizneset të mund të rivlerësojnë pronën e tyre, duke e sjellë atë më afër vlerës së tregut.
Nisma e mazhorancës parashikon një tatim 3%, ndërsa afati do të jetë i shtrirë deri në 31 qershor 2025.
Agjentët e shohim këtë fushatë si një nevojë të tregut, i cili paralizohet nga barra e lartë e taksës.
“Interesi është i lartë, pasi gjatë transaksionit qytetarët do të kursejnë. Nga 15% do paguajnë 3 %. Për më tepër, rivlerësimi është pozitiv, pasi çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm. Ata që kanë rivlerësuar një herë mund t’ja rrisin sërish vlerën pronës”, shprehet Lefter Sila agjenti imobiliarë.
Kjo fushatë rivlerësimi është e pesta e ndërmarrë ndër vite. Këto nisma konsiderohen me vlerë pasi i japin tregut frymëmarrje, por janë me efekt të përkohshëm.
Që kjo nismë të ketë rezultat duhet të shoqërohet edhe me përmirësim të shërbimit në kadastër.
“Ka vend shumë për të përmirësuar kadastrën. Shumë prona, shumë kartela po vonohen në kthejnë përgjigjeje. Nëse ky sistem nuk përmirësohet me këtë fushatën atëherë ajo s’do të ketë efektin e pritshëm”, shprehet Lefter Sila agjenti imobiliarë.
Rivlerësimi i shërben çdo individi, që ka në plan të shesë banesën e tij. Ky proces shmang një shumë të madhe detyrimesh në arkën e shtetit, si pasojë e taksë së lartë./vizionplus.tv/