Rriten kostot e ndërtimit. Ndërtuesve iu rritën kostot me 5 %, por çmimet u rritën me 9%

Ndërtimi është sektori që është kthyer në lokomotivën e ekonomisë shqiptare. Gjatë dy viteve të fundit ka kontributin më të madh në prodhimin e vendit, ndërsa numri i lejeve të reja ka arritur nivele rekord.

Por, kriza energjetike dhe lufta në Rusi mund ta ngadalësojnë ritmin. Instituti Statistikave shprehet se kostot e ndërtuesve janë rritur mesatarisht 5% për ndërtimin e një banese në tremujorin e parë, ku kryesojnë shpenzimet për energji dhe shpenzimet për materiale.

Ndërkohë,  ndërtuesit pa hapur ende gropën po përballen me kosto të shtuara

 “Fillon që nga pronari i truallit që kanë rritur shumë kërkesën në përqindjet që duan të marrin nga investitorët. Për mendimin, kjo është gabim i politikave zhvillimore, sepse po ndërtohet pa kriter dhe tregun nuk paragjykohet.”

Ekspertët shprehen se fryrja e çmimeve e bën për metër katror e bën sektorin atraktiv, pasi kostot janë mjaft të larta

“Duke nisur që në momentin e parë që negociohet për të ndërtuar një subjekt të ri, pejsa e proanrëve të tokës arrin deri 30-45%.”

Faktori i dytë që ndikon është kosto e tarifave, që zë një mesatare në nivelin e 10%. Fillojnë edhe kostot më domethënësë, lënda e parë, ndërtimi, në varësi të kushteve kjo varion 30-40%.

Për ndërtuesin mbetet mesatarisht 10-15%. Ku qëndron përfitimi? Vjen tek mundësia për të luajtur çmimin e shitjes. Kemi dëgjuar raste që në Tiranë shitet edhe 2 mijë euro, 1 mijë e 500 euro.”

Çmimet e banesave kanë shënuar rritje të shpejtë vitet e fundit në vendin tonë, kryesisht në Tiranë dhe bregdet. Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimi i banesave shënoi rritje vjetore 9% në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021, ndërsa rritja nuk u ndal as gjatë pandemisë.

 

Marre nga Top Channel