- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Park Avenue, një nga projektet më të reja moderne të kryeqytetit, e cila pozicionohet strategjikisht në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke bërë të mundur kështu lidhjen me akset kryesore te unazave të Tiranes. Ka akses të menjëhershëm në boulevard, unazen e vogël e të madhe të qytetit dhe fare prane Sheshit “Skënderbej”. Afërsia me disa nga institucionet kryesore shtetërore, mjekësore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, e bën një nga zonat më të preferuara.
Objekti do të ofrojë standart të lartë ndërtimi, cilësi në konstruksion e rifiniturë duke sjellë kështu konceptimin e të jetuarit në mënyrë cilësore dhe të bërit biznes në një zonë elitare. Kulla e biznesit do të ketë holl të dedikuar, 4 ashensor me shpejtësi të lartë dhe shkallë anti-zjarr, sipërfaqe kati fleksibel dhe lartësi kati gjer 3.40 metra, zgjidhje teknike për cdo kat, përfshirë dhe ato IT dhe elektrike. Njesit e biznesit të projektuara me vetratë të vazhduar dhe lartësi kati dhe me pamje nga parku, ambiente me akses nga të pakten dy anët dhe mundësi parkimi në 3 kate nëntoke. Apartamentet e banimit do të kenë 2 dhe 3 orientime gjë e cila do t’ju mundësojë të kenë dritë natyrale gjithe kohen.
Park Avenue është një rezidencë multifunksionale e cila do të ofrojë një harmoni mes godines së dedikuar të zyrave të biznesit, njësive tregtare dhe godines rezidenciale të banimit dhe me përqëndrim të vecantë në sheshet rekreative dhe zonat publike. Faza e parë e projektit përbëhet nga kullë e dedikuar ambienteve për zyra biznesi me 19 kate në total (17 kate me ambiente zyrash dhe 2 kate njesi tregtare). Apartamente të pozicionuara në 9 kate dhe 2 kate të tjera njësi tregtare dhe 3 kate nëntokë për parkime.
Apartamentet jane me siperfaqet nga 89.4 m2 – 145.7 m2 dhe variojne me cmimin nga 186,400 Euro – 284,115 Euro
Ne katin 0 njesite e biznesit jane me siperfaqe nga 88-258 m2, por kane mundesi ri-organizimi dhe cmimet variojne midis 3500-6000 Euro/m2 ku ketu te fundit jane njesite buze parkut.
Katin +1 siperfaqet e ambienteve jane midis 330-609 m2 me mundesi riorganizimi, dhe cmimet variojne midis 2400-3000 Euro/m2.
Rezidenca e banimit parashikohet të mbarojë deri në fund te 2024
Kulla e biznesit parashikohet të mbarojë në 2026
Mundesi financimi te Prones deri 75 % te vleres.