- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
MJULL – BATHORE
Toke në shitje në një nga vendodhjet më të preferuara dhe elitare të Tiranës e cila karakterizohet si zone shume e qete, ne zhvillim, me infrastrukturë e ndertim të komplekseve rezidenciale të vilave. Ndodhet larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, me pamje nga TEG-u e Mali i Dajtit, dhe vetem 15 minuta nga qendra e Tiranës.
Toka është me studim për ndertim. Me intensitet ndertimi mbi tokë 0.5 dhe koeficient shfrytëzimi 30 %, me 3 kate ndertim dhe lartesi 11 metra.
Tokë në shitje me siperfaqe totale 7750 m2, me orientimin shumë të mirë lindje-jug, buzë rruges dytësore. Mundësi shumë e mirë investimi për të ndertuar vila në varësi të projektit, afersisht 3700 m2 mbi tokë + 1300 m2 nëntoke. Ndertohen 1 deri 8 vila, në varësi të kerkesave të investitorëve të mundshem.
Shitet me cmimin 210 Euro/m2
Me çertifikate pronesie.