- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Shitet apartament, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës, vetem 100 m nga Sheshi “Skenderbej”, shume afer “Pazarit të ri”, afer Prokurorise së Pergjithshme, në një zone shume te mire. Ka akses shumë të lehtë për në qendër, në unazë, në rrugen e “Barrikadave" dhe “Bulevardi Zogu I” etj. Zona në të cilen ndodhet prona, ka një rrjet të mirëfilltë shtetëror, shëndetësor, arsimor, shoqëror dhe tregtar. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim.
Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një godinë 10 katshe me ashensor, me administrim shume te mire. Apartamenti ka hapësira të konsiderueshme, me kubature të rregullt, me ndricim natyral gjate gjithe kohes per shkak te orientimit te saj ne gjitha drejtimet.
Apartament ne shitje me sipërfaqe neto 435.23 m2 (502 m2 bruto), kati i 10-të me orientimin veri-jug, lindje-perendim dhe pamje shumë të mirë të zones. Prona ka mundësi ndarje në 6 apartamente + tarracen ne perdorim me siperfaqe 435 m2.
Mundësi shumë e mirë investimi për tu dhene me qira ne Airbnb.
Me certifikatë pronësie.