Informacion i pergjithshem mbi Shqiperine

Pozicioni gjeografik

Shqipëria shtrihet në Europën jug-lindore, në perëndim të gadishullit Ballkanik me nje sipërfaqe prej 28.748 km2. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km: nga e cila 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë kufitare detare, 48 km vijë kufitare lumore dhe 73 km vijë kufitare liqenore. Republika e Shqipërisë kufizohet në veri me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug e juglindje me Greqinë. Në perëndim Shqipëria laget nga detet Adriatik dhe Jon. Lartësia mesatare është 708 m, që do të thotë dy herë më e lartë sesa ajo e Evropës. Shqipëria ndodhet në zonën subtropikale me lagështi të hemisferës veriore dhe bën pjese në zonën klimatike mesdhetare.

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021.

Gjuha zyrtare - Shqipja

Shqipja është një gjuhe indo-evropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë të kësaj familjeje në bazë të origjinalitetit të saj.

Shqipëria është konsideruar si një nga vendet më poliglote në Evropë. Shumë shqiptarë në vend dhe në mbarë boten flasin më shumë se dy gjuhë. Italishtja flitet gjerësisht në të gjithë Shqipërinë. Greqisht, gjuha e minoritetit grek të jugut, është gjithashtu shumë e përhapur në vendin tone dhe anglishtja e cila eshte bere si gjuhe e dyte dhe e domosdoshme pas shqipes, veçanërisht në mesin e të rinjve. Nuk perjashtohen dhe gjuhe te tjera sic eshte Frengjishtja dhe Gjermanishtja te cilat fliten nga nje mase e konsiderueshme shqiptaresh.

Klima

Zonat bregdetare: Klimë mesdhetare me dimër të butë dhe të lagësht, verë të nxehtë dhe të thatë. Zonat malore: Klimë kontinentale me dimër të ftohtë dhe të ashpër dhe verë të lagësht.

Historia

Territoret e Shqipërisë së sotme kanë qenë të banuara qysh 100.000 vjet më parë. Vendi ka pësuar pushtime të vazhdueshme dhe në fund të shekullit të 14-të Shqipëria u pushtua nga Perandoria Osmane. Shqiptarët luftuan me sukses osmanët gjatë viteve 1443-1468 nën udhëheqësin legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Perandoria Osmane u ndal nga shqiptarët që shpëtuan Evropën nga pushtimi. Përpjekjet dhe kryengritjet e mëvonshme për pavarësi sollën përfundimisht shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

Pas vitit 1912 deri në fund të Luftës së Parë Botërore, vendi u sulmua nga vendet fqinje. Shqiptarët mbahen mend mirë për strehimin e hebrenjve nga fqinjet gjatë luftës. Partia Komuniste mori pushtetin në nëntor 1944, kur ushtritë e huaja u dëbuan. Menjëherë pas kësaj, u vendos regjimi komunist nën udhëheqësin komunist Enver Hoxha. Për rreth 50 vjet, regjimi zbatoi politikën e varfërisë derisa Shqipëria doli përfundimisht nga izolimi në vitin 1991. Nga viti 1991 deri në vitin 1997 vendi u drejtua nga Partia Demokratike. Më vonë nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj. Synimi i politikës shqiptare është ta integroi vendin në Bashkimin Europian. Kryeqyteti i Shqipërisë është Tirana (qe nga viti 1920), e cila është qendra kryesore urbane e vendit, ndërsa qytete të tjera kryesore janë: Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora, Saranda, etj.

Shqipëria është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO, OSBE, KE, OBT dhe një nga vendet themeluese të Bashkimit për Mesdheun. Shqipëria ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Europian më 28 prill, 2009. Ndersa me 19 korrik 2022 Shqperia dhe Bashkimi Evropian mbajten Konferencen e Pare Nderqeveritare mes tyre ne Bruksel qe shenoi hapjen zyrtare te bisedimeve per anetaresim te vendit tone ne Bashkimin Evropian.

Shqipëria është gjithashtu një nga nismetaret e “Ballkanit të Hapur”, koncept ky filluar në vitin 2019, me qëllim krijimin e një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor. “Ballkani i Hapur” ka për qëllim të nxisë komunikimin në të gjitha sferat. Ky komunikim ka për qëllim jo vetëm zhvillim ekonomik, por edhe stabilitet dhe siguri në rajon.

Ekonomia Shqipetare

Shqipëria, më parë një vend i mbyllur me ekonomi të centralizuar, perjetoi tranzicionin e vështirë në një ekonomi moderne të tregut të lirë. Zhvillimi makroekonomik arriti rreth 6 % mes viteve 2004-2008, por pësoi rënie deri në 2 % në vitin 2009. Inflacioni është i ulet dhe i qëndrueshëm. Ekonomia është përforcuar nga paratë e dërguara nga emigrantet nder vite dhe faktore te tjere te jashtem sic jane: përfundimi i punimeve për TEC-in e Vlorës e cila ka ndihmuar në shtimin e kapacitetit prodhues për energjinë, ndërsa planet për përmirësimin e linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike me Kosovën dhe Malin e Zi ka ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të furnizimt me energji dhe permiresimin e ekonomise. Po keshtu me ndihmën e fondeve të Bashkimit Europian, qeveria po merr masa për të përmirësuar rrugët kombëtare dhe hekurudhën. Kjo një barrierë për një kohë të gjatë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Gjithashtu Turizmi dhe Pasuritë e Paluajtshme kanë ndikuar në rritjen e ekonomisë shqiptare me 3.7 %, e cila pritet të ngadalësohet me 2 % kete vit (2023), nga pasojat e Luftës në Ukrainë, kushtet me te shtrenguara financiare, ngadalësimin në Evropë dhe faktorë të tjerë politik. Ky është konkluzioni i Bordit Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili përfundoi konsultimin për Shqipërinë.

Sistemi Bankar shqiptar eshte fuqizuar me hyrjen e bankave te mirenjohura si: Banka OTP Albania sh.a, Tirana Bank, Banka Credins, Intesa Sanpaolo Albania, Procredit Bank, Raiffeisen Bank, etj. duke ofruar stabilitet e mundesi financimi te pakufizuar.

Turizmi dhe Real Estate

Në vitet e fundit, turizmi është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm e në rritje të ekonomisë shqiptare dhe është konsideruar nga qeveria si një nga motorët kryesorë të rritjes kombëtare. Shqipëria po rekomandohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik nga operatorë turistikë të ndryshëm dhe udhëzuesit ndërkombëtarë të udhëtimit. Turistet qe vijne por dhe emigrantet e kthyer pas shume kohesh ne Shqiperi, duke pare qe vendi yne ka marr nje hov shum te madh zhvillimi, eshte kthyer ne nje destinacion jo vetem per pushime por dhe per investim, duke investuar ne prona te paluajtshme.

Vendndodhja gjeografike e Shqipërisë, klima lokale dhe terreni favorizojnë zhvillimin e një industrie turistike gjatë gjithë vitit e cila perbehet nga tre fusha kryesore të produktit: Turizmi bregdetar me destinacionet kryesore sic eshte Vlora, Himara, Saranda, Ksamili te cilet shtrihen pergjate Detit te bukur Jon dhe Gjiri i Lalzit, Kepi Rodonit, Velipoja, Shengjini, Durresi qe shtrihen prane Detit Adriatik. Turizmi kulturor ku fokusi kryesor ka qene historia e Shqiperise ne arkeologji, trashegimi dhe kulture. Turizmi malor-natyror-rural-ekoturizmi: klima e Shqipërisë, gjeografia dhe shumëllojshmëria fizike e territorit, të përfaqësuar nga një sërë malesh, liqenesh, lumenjsh dhe lagunash shoqërohet me biodiversitet të pasur të florës dhe faunës. Këto janë të pranishme në një numër parqesh kombëtare dhe rezervave natyrore brenda vendit. Zonat natyrore dhe rurale në Shqipëri ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit rural, ekoturizmit dhe aktiviteteve të bazuara në natyrë (rafting lumor, mountain biking, fishing, trekking, ngjitje, hiking, shëtitje me kuaj, udhëtime studimore etj.) Nder to mund te permendimin Lugina e Valbones ne Bajram Curr, Parku Kombetar i Thethit i cili gjendet ne alpet shqiptare 70 km nga Shkodra, Dardha dhe Voskopoja ne Korce, mali i Tomorrit, mali i Dajtit prane qytetit te Tiranes, Llogaraja e cila ndodhet ne jug-lindje te Vlores, ne kufirin midis Adriatikut dhe detit Jon. Etj.

 

Sektori i turizmit ka gjeneruar zhvillim ekonomik, punësim, mundësi të vetëpunësimit dhe interes per investim në pronat e pasurive të paluajtshme si nga vendasit, emigrantet shqiptarë dhe të huajt.

Po kush mund të bleje ne Shqiperi, lind pyetja?

Sipas legjislacionit ne fuqi kompanite vendase dhe te huaja, individ apo biznes mund te blejne pa kufizim pasuri te paluajteshme, per ti zhvilluar ato ose per perdorim immobiliar. Pra blerja e pasurive te paluajtshme nuk eshte e kufizuar, duke perjashtuar vetem token te cilet nuk mund ta blejne as kompanite dhe as individet.

Ne Shqiperi jane duke u perfunduar mjaft studime urbanistike kryesisht ne turizem dhe ne infrastrukture pergjate rivieres Shqipetare me pjesmarrjen e mjaft studiove projektuese prestigjoze kombetare dhe nderkombetare. Kjo ka rritur interesin drejt tregut imobiliar në Shqipëri duke e bërë vendin një target të rëndësishëm dhe një treg me prespektivë afatgjatë drejt investitorëve qofshin këta individë ose biznese.

Shqipëria ka miratuar një kuadër ligjor liberal të dizenjuar për të krijuar një klimë të favorshme investimi për investitorët e huaj.

Të huajt, duke parë zhvillimet e fundit persa i përket cilësisë së shërbimit, mirëmbajtjes, infrastrukturës, rritjes së sigurisë, tipologjinë e re dhe moderne të ndërtimeve që ofrohen kanë pasur interes në rritje, veçanërisht për të investuar ne kryeqytet dhe në prona bregdetare. Kjo tendencë vihet re edhe nga blerjet e kryera në prona të ndryshme të bregdetit shqiptar vitet e fundit.

Taksat e ulëta, thuajse inekzistente për pronat, madje dhe në rastet e qiradhënies taksat mbulohen kryesisht nga klientët marrës. Në Tiranë mund të kesh në pronësi blloqe të tëra dhe taksat që të duhet të paguash për to jane te papërfillshme, krahasimisht me tregjet e mëdha Evropiane apo me fqinjët tanë. Kjo si pasoje e paketes fiskale se aplikuar nder vite, e cila e ben sektorin nje nga me fitimpruresit ne vend.

Persa i perket studimit te tregut te apartamenteve te banimit ne qytetin e Tiranes nder vite dhe gjer tani, mund te klikoni ne linkun e bashkangjitur per nje informacion me te detajuar: https://www.inf-93.com/studimi-i-tregut

Rreth 30-40% e pronarëve të pasurive te paluajtshme përdorin një agjensi ndermjetesimi gjatë blerjes, shitjes, qiradhenies ose qiramarrjes se tyre. Per sherbimini e kryer, ndermjetesuesit paguhen me komisione nga bleresi, shitesi, qiramarresi ose qiradhenesi, kur  prona shitet ose jepet me qira dhe kur jane mbyllur pagesat pjeserisht ose te plota. Bashkangjitur gjeni dhe linkun me informacionin e plote persa i perket komisioneve: https://www.inf-93.com/komisionet

Informacion i pergjithshem per taksat

Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit vetëm për të ardhurat e gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Norma e tatimit mbi fitimin eshte 15 %

Ne rast transaksioni Shitje-Blerje, taksa eshte 15 % e diferences. Ne rast te shitjes se nje prone, ai qe shet pronen paguan kete takse.

Per nje informacion me te detajuar klikoni ne linkun e bashkangjitur: https://www.inf-93.com/harta-fiskale-e-cmimeve

Sitemi i taksave ne Shqiperi eshte mjaft stimulues per investitoret pasi sipas Ministrise se Ekonomise, Tregtise e Energjitikes eshte ulur tatimi mbi fitimin per kompanite nga 23% ne 20%, ulja barres fiskale per tatimet e sigurimeve Shoqerore me 9% zbritje, ulja e cmimit te energjise elektrike per bizneset me 30%, lehtesimi i procedurave te fillimit te nje biznesi etj. Qeveria Shqiptare ka firmosur marreveshje dypaleshe per nxitjen dhe mbrojtjen reciproke te investimeve ne Republiken e Shqiperise si dhe marreveshje te tregtise se lire me vendet e rajonit.