- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Shitet godine + toke, e cila ndodhet në kodrinat e gjelberuara te Bërzhites, vetëm 25 minuta larg nga qendra e Tiranes. Pozicionohet në mes te gjelbërimit, ajrit të pastër dhe freskise që ofron dhe afersia me lumin Erzen. Ndodhet buzë rruges dytësore Tiranë-Elbasan dhe me akses me autostraden, zonat perreth kryeqytetit, dhe vetëm 5 minuta nga qendra tregtare TEG. Një nga zonat më të preferuara për të jetuar, zhvilluar biznes si dhe për të shijuar qetesine, pasi ndodhet larg zhurmes dhe kaosit urban.
Vendodhja ofron infrastrukturë të rregullt në të cilen përfshihen kategori banimi, sherbimi, bujqësi, bare-restorante të njohura të cilat ofrojne prodhimet bio te zones, resorte me pishine etj.
Toka ka formë të rregullt kuadratike, me pemë të ndryshme frutore, bredha për gjelbërim dhe pemë të tjera të cilat e bëjnë një ambient tërheqës dhe relaksues. Është me rrjet të rregullt të furnizimit me ujë dhe energji elektrike dhe 2 puse uji funksionale. Godina është 1 katshe, me një ambient të madh open space, me tualet brenda dhe 2 tualete jashte dhe një verande të madhe.
Godine + tokë në shitje me siperfaqe të godines 247.7 m2 + 1412 m2 tokë.
Godina dhe toka janë një investim shumë i mirë për restorant, vile private, hoteleri (pasi ka mundësi shtese kati) dhe sherbime të tjera të ndryshme.
Me çertifikatë pronësie.