Nëpërmjet aktivitetit të agjencisë së tij “INF 93” Real Estate, e para në Shqipëri, autori ndërthur bukur historinë e lindjes dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme në vendin tonë,
shoqëruar me ngjarje të vërteta si dhe foto e ilustrime të ndryshme.
Pjesa më interesante e librit është studimi origjinal i tregut të apartamenteve të banimit në qytetin e Tiranës, periudha 1993 - 2023. Shifra e fakte të shumta, dukuri e faktorë pa masë, krahasime të ndryshme, të cilat të bëjnë të mendosh e të arsyetosh:
A ja vlen të blesh apo të shesësh pasuri të paluajtshme?
A duhet të bëhesh aktiv në këtë treg?
Përgjigjet i merrni në këtë libër.
E gjeni te Adrion, Aladin, Libri Universitar, Botime Pegi, Book Land, Albas, Librari Arts, Tirana Book, Tirana Times.