- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Shitet apartament 2+1, i cili ka nje vendodhje shumë të mirë dhe strategjike duke qene se ndodhet prane disa institucioneve arsimore-shoqërore dhe shteterore kryesore te kryeqytetit. Nje nga zonat me te aksesueshme, vetem 5 minuta nga Kryeministria, prane RTSH, afer stadiumit “Air Albania”, ish-bllokut, fare pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës, disa ambasadave te njohura etj. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron qetesi, jetese elitare dhe mjaft e kerkuar per banim.
Godina ku ndodhet prona ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje shume te mire, ndricim natyral, administrim i hapsirave te perbashketa, sistem kamerash, komunitet të përzgjedhur, recepsion, 2 ashensor ne kat etj.
Apartamenti ka hapësira të konsiderueshme me strukture te rregullt, i mobiluar pjeserisht, me sistem kondicionimi, tualeti me aspirim natyral etj.
Apartament ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 110 m2 (120 m2 totali) kati i 7-te me orientimin jug-lindje, gje te cilin e ben te ndricuar gjate gjithe kohes. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhine e vecuar, 2 dhoma gjumi, 1 tualet me dritare dhe ballkoni.
Shitet dhe 1 garazh në katin – 2 me cmimin 50,000 Euro. Është i aksesueshem me ashensor.
Me çertifikatë pronësie.
Mundesi shumë e mirë për investim (blerje dhe dhenie me qira), duke qenë se cmimet e qirase në rezidence janë relativisht të larta. Eshte i pershtatshem per banim dhe per zyra.