- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
RRUGA “PANORAMA” E LIQENIT
“Lake Shore” Residences, nje rezidence e re me vila luksoze, me pamje shumë të bukur, e pozicionuar buzë Liqenit të Farkes. Ky kompleks shtrihet në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit, larg zhurmave dhe smogut, e cila karakterizohet nga një arkitekturë unike në harmoni të plotë me natyren, në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante te njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranen, Qendren Tregtare TEG etj.
Falë vendodhjes perfekte, kompleksi ju jep mundesinë të shijoni pamjet e peisazhit kodrinor rural, Liqenit te Farkes, malit të Dajtit dhe brezit të gjelbër të zones.
Rezidenca është projektuar me materiale ekologjike dhe arkitekturë moderne të nderthurur më së miri me relieving, peizashin natyror dhe me dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, veshja e mureve me fasade grafiato me gur, vendosja e dritareve/vetratave në fasade, oxhak për cdo vile, sistem i grumbullimit/largimit të ujrave të shiut nga tarraca/ballkoni/veranda, nënshtresë betoni e armuar për pjesen e parkimit, gjelbërim dhe ndricim i parcelave, sistem vaditjeje, infrastrukturë e përbashkët e rezidencës dhe trotuare mes vilave të sistemuara, kangjella ndarëse midis parcelave dhe punime civile te pishinave. Banorët e rezidencës do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë të gjithë rekreacionet që ofron ky park, duke filluar me sportet ujore, pistën e vrapimit prej 7 KM, pistën e çiklizmit prej 6.5 KM dhe një sipërfaqe të konsiderueshme për kënde lojrash, privatësi, siguri dhe administrim 24 orë, komunitet elitar etj.
Rezidenca përbëhet nga 42 vila luksoze elitare ku secila prej tyre ka pishine, dhe me pamje të bukur e të papenguar nga Liqeni i Farkes. Vilat janë të ndara në 3 tipologji vilash me strukturë 3-katshe me pishinë:
Vila tipi 1 me siperfaqe totale ndertimi 548.8 m2 (342 m2 vila + 206.8 m2 siperfaqe pishine, magazine, parkimi dhe siperfaqe ndihmese).
Vila tipi 2 me siperfaqe totale ndertimi 690 m2 (426 m2 vila + 264 m2 siperfaqe pishine, magazine, parkimi dhe siperfaqe ndihmese).
Vila tipi 3 me siperfaqe totale ndertimi 750.8 m2 (461 m2 vila + 289.6 m2 siperfaqe pishine, parkimi dhe siperfaqe ndihmese).
Toka varion nga 420 m2 – 1,110 m2 në varësi të tipologjise dhe vendodhjes se viles.
Rezidenca eshte me mur rrethues dhe pishina.
Cmimet e vilave variojnë nga 736,760 Euro – 1,475,470 Euro
Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2024