- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Vlora Marina është një nga projektet më të reja dhe të vecanta ne Shqiperi, e cila ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe Adriatik, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Një vend i cili laget nga dy detet, pozicioni ideal për një jetesë komode duke shijuar dhuratat e natyrës dhe një pushim super i këndshëm për eksplorimin tuaj në Mesdhe, Ballkan dhe plazhet e mrekullueshme te zones. Ka një pozicion strategjik me aksese të shumta të investimeve infrastrukturore që po zhvillohen në afersi, sic është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlores dhe Tuneli i Llogarase, Bypass-i i Vlores, boshti Sarande-Himare, bypass-i i Fierit dhe vetem 102 km larg nga Tirana.
Fale vendodhjes pranë detit ky projekt unik dhe i pari në vend me këtë koncept, është konceptuar nga një nga studiot arkitekturore më të mira me 17 cmime nderkombetare, Studio projektuese belge XDGA-Xaverr de Geyter. Një destinacion i klasit botërore me zhvillim urban që nderthur jetesen me sherbime të ndryshme. Një marine e nivelit të lartë për Jahte dhe super Jahte.
Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, një shetitore buzë tij, Hotele me 5 yje, njesi tregtare & sherbime, Marinen (Yacht club, sherbime te marines dhe apartamente elitare), parqe rekreative, lungomare, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta, Plaza, plazhe private dhe publike, njesi tregtare dhe sherbime, vende parkimi etj.
Avantazhet e VLORA MARINA
Projekti Vlora Marina vjen me plane pagese te lehta. Mundesi financimi deri ne 80 % me nje norme interesi fikse prej 3,7 % per 5 vitet e para dhe afate shlyerje deri ne 30 vjet.
Ofrohen për shitje apartamente, njesi tregtare, depo dhe parkingje:
Apartamentet 1+1 variojne me siperfaqe nga 81.7 m2 – 115.4 m2
Apartamentet 2+1 variojnë me sipërfaqe nga 110.90 m2 – 168.2 m2
Apartamentet 3+1 variojnë me siperfaqe nga 162.90 m2 – 190.3 m2
Faza e pare e projektit është parashikuar të mbaroje në 2026