- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Shiten vila luksoze, pjese e nje rezidence te re banimi e cila ka një arkitekturë moderne dhe ndodhet ne një nga zonat më cilësore, elitare dhe të preferuara të periferise se Tiranës. Rezidenca e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryeqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 7 km nga qendra e Tiranës. Te ky kompleks mund te shkohet nga tre drejtime te ndryshme, nga TEG, nga fshati Lunder dhe nga fshati Mullet.
Rezidenca është një projekt i ri rezidencial i cili ka filluar te ndertohet ne Kodrat e Lundres. Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj.
Vila ka shumë ndriçim natyral dhe ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit perreth dhe oborrit qe e rrethon. Ofron punime shumë cilesore, lartësi të kateve 3 metra, oxhak funksional, oborr të sistemuar shumë bukur, pergola druri dhe me hapësirë për të bërë dhe pishinë. Te gjitha punimet e rifinitures, si hidroizolimi, termoizolimi, fasadat e katit perdhe do jene me gur dekorativ dhe te katit te pare me grafiato. Sistemi elektrik, hidraulik do te kryhet me materiale te certifikuara nga me te mirat ne treg. Konstrusioni ka parametrat e Eurokodit me beton te markave shume te larta.
Vile e individuale 2 katshe ne shitje me siperfaqe totale ndertimi 259 m2+siperfaqe parcele 229 m2. Kati perdhe perbehet nga ambient ndenje me oxhak funksional, kuzhine + ambient ngrenie, nje dhome per miqte, korridori dhe nje banjo. Kati i pare perbehet nga 1 dhome matrimoniale + garderobe + banjo brenda ne dhome dhe 3 dhoma gjumi, 2 ballkone, banjo dhe korridor.
Cmimi ne kete faze eshte 500.000 euro
Mundesi parkimi ne oborr per 2 makina te mbuluar me pergolat druri.
Parashikohet te mbaroje ne vitin 2027