- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
RRUGA “FAIK KONICA”
Jepet zyre moderne me qira te projekti me i ri elitar, vendodhja e të cilit është fare pranë gjelbërimit, ajrit të pastër edhe qetësisë të Parkut Kombëtar të Tiranës. Një destinacion ideal për të jetuar, punuar dhe zhvilluar biznesin tuaj duke ofruar një pafundësi zgjedhjesh të përshtatura për ju. Vendodhje perfekte per biznesin tuaj, afer stadiumit “Air Albania”, rruges “Dervish Hima”, vetem disa minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe me akses direkte ne rrugen e Elbasanit dhe Parkun e Liqenit te kryeqytetit. Fare prane disa institucioneve shteterore, arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave për fëmijë etj.
“Lion Park” Residencë ofron gjithçka ju nevojitet, cilësi elitare ndertimi, 5 ashensorë, fasada të termoizoluara me 20 cm kapot, veshjet e mureve dhe ndares janë me gips, lartësi kati 3.1, xhamat termoizolues triplex, siguri 24 orë, mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta, ambiente sherbimesh, vazo të lëvizshme nëpër ballkonet etj.
Zyra është super e investuar me punime shume cilesore. Ka sistem ngrohje/ftohje VRF, me ndricim natyral gjatë gjithe kohes për arsye të fasadave të mëdha të xhamit dhe orientimit jug-perendim etj. Është e mobiluar në cdo detaj.
Zyrë me qira me siperfaqe neto 400.68 m2 + sip. ballkone 52.32 m2 + sip. perbashket 73.33 m2 (526.33 m2 bruto), kati i dyte me orientimin jug-perendim dhe me pamje te bukur.
Është e përshtatshme për zyra të tipologjive të ndryshme, klinike mjeksore, dentare, qender estetike etj.
Cmimi eshte bruto.