- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
RRUGA “EDUART MANO”
Në një nga zonat më të bukura të Tiranës, pranë Kopështit Zoologjik dhe Parkut të Liqenit, jepet apartament 2+1 me qira. Zona ofron qetësin, ajrin e pastër, infrastrukturë të rregullt dhe një pamje të bukur. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, bicikleta, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.
Pallati ku ndodhet apartamenti është një ndërtesë e re, me ashensor, me administrim të mirë dhe komunitet të zgjedhur.
Apartament 2+1 me qira me sipërfaqe 115 m2, kati i 3-të me orientimin jug-lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjës, kuzhinë pak të vecuar + ambient ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete (njëri me dritare) dhe 2 ballkone me tende. Është totalisht i mobiluar me pajisje shume cilesore, dhomat me parket, sistem kondicionimi etj. Parkingu eshte me pult ne katin 0.
Në cmim përfshihet dhe parkingu.