- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
PRANE SHKOLLES SE KUQE
Apartament i ri në shitje në një nga projektet më të reja, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës, ne Rrugen “Qemal Stafa” në një zone mjaft të qetë. Me akses shumë të lehtë për në qendër dhe ne Unazen e Vogel te Tiranes. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shtetërore, shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe tregëtare. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti eshte nje godine moderne, 10 kate mbi tokë, ku kati i pare do te jene ambiente shërbimi dhe 3 kate parkim nëntokë. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, xhama termike, fasadë të ventiluar, shkalle te gjera, dy ashensorë, siguri 24 orë, etj. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode.
Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 67.2 m2 (79.1 m2 bruto), kati i 7 me orientimin perendim-jug. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti dhe 2 ballkone të vogla.
Shitet dhe nje parking me cmimin 20,000 Euro
Parashikohet të perfundoje deri ne fund te vitit 2024.