- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament dubleks në shitje, i cili ndodhet ndodhet në një nga zonat më të mira të kryeqytetit, ne qender të ish-Bllokut, afër si me qendren ashtu dhe me Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Zona është mjaft tërheqëse dhe një nga më të preferuarat për të jetuar dhe ushtruar biznes.
Zona ofron sherbime të ndryshme, si supermarket, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona gjendet në një godine 3 katshe (pallat i ndertuar nga italianet), e ekspozuar në rrugë kryesore dhe me një lartesi kati prej 3.2 metra. Është një mundësi shumë e mirë për investim, pasi ndertesa është në plan të ardhshem zhvillimor per ndertim te ri.
Apartament dubleks 4+1 në shitje, me siperfaqe neto 172 m2 (185 m2 bruto), me orientimin jug-perendim. Organizohet nga salloni, kuzhinë e vecuar, 4 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 ballkon.
Dubleksi është i përshtatshem si për banim por dhe për zyra. Eshte i dhene me qira, investim i garantuar.
Mundesi parkimi me qira mbrapa godines.
Me çertifikatë pronësie.
KONTAKTONI PER CMIMIN