- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament luksoz 4+1 në shitje, pozicionohet në zonën më të bukur të kryeqytetit, përballë Parkut të Madh të Liqenit dhe afer Kopshtit Botanik të Tiranës. Ka akses të menjëhershëm te unaza e madhe, parku kombetar dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Zona ofron qetësin, ajrin e pastër, infrastrukturë të rregullt dhe një pamje shumë të bukur.
Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Prona ndodhet në një godinë 7 katshe + 1 kat parkimi nëntokë, me administrim shumë të mire, me ashensor etj. Apartamenti ofron rifinitura shumë të mira, veshje e mureve me gure, i shtruar i gjithi me parket druri, oxhak funksional, sistem elektrik My Home Vitrium me touch, sistem sigurie me kamera dhe audio te instaluar ne tavan, sistem kondicionimi në cdo ambient Daikin, dyer te larta dysheme-tavan filomuro, panel diellor per ujin sanitar, i mobiluar totalisht me pajisje nga më cilësoret në treg etj.
Apartament në shitje 4+1 me siperfaqe neto 249.3 m2 + 167.7 m2 verande + 40 m2 siperfaqe e perbashket (457 m2 bruto), pozicionohet në katin e 7-të me orientimin jug-lindje-veri-perendim dhe pamje të bukur. Organizohet nga ambient ndenje në të cilen ndodhet dhe oxhaku, kuzhine e vecuar + ngrënie, ambient studio, dhomë matriomoniale + garderobe + tualetin me dritare + ballkon, 3 dhoma gjumi, tualet dite me dritare, depo+lavanderi dhe veranda e cila eshte pothuajse e gjitha rreth e perqark apartamentit.
Shiten dhe 2 poste të bollshme parkimi.
Me çertifikatë pronësie.
KONTAKTONI PER CMIMIN