Nëpërmjet aktivitetit të agjencisë së tij “INF 93” Real Estate, e para në Shqipëri, autori ndërthur bukur historinë e lindjes dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme në vendin tonë, shoqëruar me ngjarje të vërteta si dhe foto e ilustrime të ndryshme. Pjesa më interesante e librit është studimi origjinal i tregut të apartamenteve të banimit në qytetin e Tiranës, periudha 1993 - 2023. Shifra e fakte të shumta, dukuri e faktorë pa masë, krahasime të ndryshme, të cilat të bëjnë të mendosh e të arsyetosh: A ja vlen të blesh apo të shesësh pasuri të paluajtshme? A duhet të bëhesh aktiv në këtë treg? Përgjigjet i merrni në këtë libër. E gjeni te libraria "Adrion" te sheshi "Skenderbej" dhe te Libri Universitar, ose ta porosisni online. Për porosi online klikoni në: Adrion