- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Hotel në shitje ne qytetin e Sarandes, qytet i cili ndodhet në Rivierën shqiptare te jugut te Shqipërisë, midis detit të mrekullueshem Jon dhe kodrave me ullishte. Prona ndodhet vetëm 300 m larg vijes bregdetare të detit Jon, me dalje direkt per ne det, në rrugen qe lidh Saranden me Ksamilin, 700 m pas Kanalit te Ҫukes
Hoteli ofron shumë dritë natyrale dhe pamje shumë të bukur të zones dhe te detit, për shkak të pozicionit dhe dritareve te medha. Oborri është i sistemuar dhe i gjelberuar me pemë të ndryshme, i rrethuar dhe siguruar nga te gjithe kufinjtë dhe i shtruar me gure. Ka pishine funksionale 50 m2, furre pjekje druri per pica, dhe mundesi për vende parkimi si brenda prones dhe jashte saj.
Hotel në shitje me sipërfaqe totale ndertimi 700 m2 në tre kate + siperfaqe toke 1280 m2. Katet ndërmjet tyre lidhen me shkalle dhe me mundesi vendosjen e ashensorit. Kati përdhe përbëhet nga një ambient që përdoret si restorant dhe si bar për pushuesit, dy dhoma pushimi me banjo brenda, dhe një magazine. Kati i parë përbëhet nga dy apartamente 2+1 te mobiluara, me nga dy dhoma gjumi, dy banja dhe dy ballkone secila. Kati i dyte përbëhet nga kater dhoma pushimi, secila me banje, verande dhe ballkon. I gjithe hoteli është i mobiluar, në gjendje pune, kondicioner në cdo dhome etj.
Me certifikatë pronësie.