- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Rezidenca turistike më e re rezidenciale, resort i cili ka një vendodhje unike pranë detit Adriatik dhe natyrës në Hamallaj, një nga zonat më të preferuara të Gjirit të Lalëzit. Vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, me gjelbërim dhe ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit. Një destinacion i aksesuseshëm për vetëm 40 minuta nga Tirana, Durrësi (porti), 35 minuta nga Aeroporti “Nënë Tereza” dhe 3 orë nga Prishtina.
“Turquoise Marina” do të jetë një destinacion rekreativ për individet dhe familjarët që duan të shijojnë natyren rrethuar me pisha të buta dhe të egra ku ofrohet siguri 24 orë, cilësi e lartë ndertimi dhe infrastrukturë. Vilat dhe apartamentet janë projektuar me planimetri të rregullt, me ndricim natyral gjatë gjithë ditës dhe me akses direkt drejt detit dhe një hapësire ujore për mjetet lundruese që përshkon gjithë kompleksin. Rezidenca ofron me dhjetra sherbime brenda kompleksit si: Kënd lojrash për fëmijë, korsi biçikletash, aquapark, pishina, bar & beach-bare, restorante, market, dyqan, kënde rekreative, mjedise sportive, qender estetike, parkim të dedikuar për banorët dhe për vizitorët, jetesë në komunitet dhe vije bregdetare e sistemuar me cadra e shezlone, gjelbërim, mirëmbajtje elitare etj.
Rezidenca ofron shumëllojshmëri tipologjie vilash dhe apartamentesh në shitje buze detit duke ju përshtatur kërkesave të cdo klienti: apartamente të vogla për cifte dhe familje të reja, apartamente të mëdha për familje të mëdha, vila të vogla për pushime komode dhe jetese, vila të mëdha me pishinë për jetesë elitare dhe hapësira komode.
Vilë elitare në shitje 2 kate + bodrum + pishine, ndodhet buze hapesires ujore per mjetet lundruese. Vila eshte me siperfaqe mbi toke 261 m2 + 130.71 m2 bodrumi + 120 m2 veranda + 678.23 m2 toke + pishine me gjatesi 15 m, 3.5 m gjeresi dhe 1.5 m thellesi. Kati nentoke organizohet nga dhome ndenje, 2 dhoma gjumi, tualeti dhe lavanderia. Kati perdhe organizohet nga dhome ndenje + ngrenie, kuzhine e vecuar, tualeti dhe nje dhome gjumi dhe veranda. Kati i pare organizohet nga dhome matrimoniale + garderobe + tualeti, dhome gjumi tjeter + tualetin brenda dhe ballkon, dhome gjumi + tualeti.
Parkim per 2-3 makina.
Parashikuar te mbaroje ne vitin 2025