Apartament në shitje 2+1, i cili ndodhet ne një nga zonat më të qeta të Tiranës. Ka pak lëvizje mjetësh dhe qarkullim njerëzish. Objekti ndodhet 1600 m ne vije ajrore nga qendra e Tiranes, me dalje ne Rrugen “Hoxha Tahsim” dhe ne Unazen e Tiranes. Zona është e kompletuar me një rrjet të mirëfilltë tregtar, shoqëror e shkollor, mjeksor, i cili e lehtëson mjaft jetesën e banorëve.
Prona ndodhet në një godinë te re, 6 katshe me 2 kate nentoke, me dy ashensor dhe administrim shumë të mirë. Godina ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar, ndriçim, hapësira pushimi, dhe sipërfaqe të përbashkëta për një jetë komunitare të rehatshme.
Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 99.7 m2 (107.3 m2 bruto), pozicionohet në katin e 1 të banimit, me orientimin jug-lindje. Është i organizuar shumë mirë me ambientin e ndenjës + kuzhinë + ngrënie, korridor, dhomë matrimoniale me banjon brenda, dhomë femijesh, tualet dhe dy ballkone, njeri që lidhet me ambientin e ndenjes dhe tjetra me njeren nga dhomat. Apartamenti ka nje planimetri shume te rregullt dhe banjot i ka me dritare.
Objekti ka mbaruar ne vitin 2021
Shitet dhe nje parkim me cmim 25.000 euro
Me çertifikate pronesie.