Shitet apartament te ish Ekspozita, ne nje nga komplekset me te reja ne ndertim e siper, me standartin më të lartë dhe inovativ, i cili ndodhet fare pranë qendres së Tiranes. Pozicionohet midis bulevardit “Gjergj Fishta” dhe rruges “Nikolla Jorga”, me akses në unazen e vogel, Bulevardin “Bajram Curri”, afer Ish Bllokut, etj.
Ekspozita Building është një kompleks multifunksional me nje dizajn të vecant arkitekturor frymezuar nga forma e malit të Dajtit. Ofron punime shumë cilësore dhe me nje vemendje te vecante kushtuar klimes së Tiranes. Nivelet e larta të izolimit të saj, hijet diellore për të minimizuar fitimin e nxehtësisë dhe tarracat e mëdha që veprojnë si rregullues diellor, sigurojnë që ndërtesa të ketë nevojë për 30 % më pak energji se projektet e tjera të krahasueshme. Avantazhet që ofron është cilësiat e projektimit me standart të lartë, zone ideale për banim pasi ofron të gjitha lehtësirat për një jetese elitare, hapësira të gjelberta, 10 ashensor, afersia me qendren, siguri 24/7, mirëmbajtje elitare, sherbime të ndryshme, komunitet i perzgjedhur etj.
Godina ku ndodhet apartamenti ne shitje eshte 24 kate dhe me 5 kate parkim nentoke.
Garsoniere ne shitje me siperfaqe neto 35.31 m2 (46.96 m2 bruto), kati i 5 banim me orientimin jug-lindje-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + fjetje dhe tualeti.
Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2026.