Pershkrimi i Prones

Shitet vile super luksoze te residenca më e re turistike, rezidenciale, e cila ndodhet në një zone unike vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klime që ofron 300 dite me diell. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim dhe ajer të paster, pranë freskisë së detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti “Nene Tereza” edhe 260 KM nga Prishtina.

Residenca turistik ofron sherbime të ndryshme, ambiente rekrekative, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilësi të lartë ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatesi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetesë në komunitet.

Vila ofron punime shumë cilësore të cilat janë ndjekur hap pas hapi nga arkitektet. Muret janë të gjitha të patinuara, ndersa tavani është me gips te realizuara per fshehjen e perdeve, ndricimin e fshehte sipas projektit të interierit dhe strukturat e shinave magenetike në sallon. Sistem i kondicionimit është multisplit Daikin, dyshemeja dhe tualetet janë të shtruara me pllaka, ndresa shkalla është me mermer nga më cilesori. Tualetet janë të gjitha të markes Geberit dhe elektroshtepiaket nga më të mirat në treg. Mobiljet me materiale cilesore dhe multistrat. Kuzhina është e punuar specifikisht me kuarc, ndersa tavolina e ngrenies dhe karriget jane te markes Abita. I gjithe mobilimi eshte nga me cilesori dhe me bashkekohori. Ndricimi total i viles është bashkëkohor në gjitha ambientet duke krijuar ndjesi të ngrohtë dhe rehatie. Vetratat janë me rrëshqitje, dritaret dhe dyert janë të markes Alumil S560 dhe S67, me xham termik dhe mekanizma gjermane cilesore GU. Oborri është i sistemuar shumë bukur me pisha ekzistuese dhe i rrethuar me kangjella dhe gardh gjelberues me 92 bime. Pusi i ujit dhe impianti elektrik për vaditje është një tjetër investim i viles. Oborri ndricohet nga spotet e jashtme të vendosura në tokë perimetralisht me rrethimin. E gjithe vila dhe oborri është e monitoruar me sistem kamerash. Ka hapësirë për 2 makina, parkim i cili aksesohet nga jashtë oborrit.

Vile e bashkangjitur luksoze ne shitje 2 kateshe me siperfaqe ndertimi totale 132 m2 + 223 m2 toke nga te cilat 76 eshte njolla e katit perdhe dhe 147 m2 eshte oborri. Vila eshte me orientimin lindje. Kati perdhe organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhine + ngrënie, tualeti me dritare + lavanderi dhe veranda. Kati i parë organizohet nga 3 dhoma gjumi, tualeti dhe ballkoni.

Shitet me gjithe mobilimin shume luksoz i cili ka kushtuar rreth 100,000 Euro.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 549,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 2
Sip. Totale: 132 m2
Sip. Toke: 223 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1410

Vendodhje

Whatsapp