Jepet Vile me qira, e cila ndodhet fare pranë rrugës së “Elbasanit” dhe me lehtësi lidhjeje me zona të tjera si Stadiumi “Air Albania”, Sheshi “Nene Tereza”, fakulteti Ekonomik etj
Zona ka pranë një rrjet të mirëfilltë të institucioneve arsimore-shoqërore si dhe sherbime të ndryshme si; supermarkete, kopshte, cerdhe, universitete, bar-restorante, klinika mjeksore etj.
Vila ka hapësira të konsiderueshme te ambienteve, oborr të sistemuar shumë mirë, me disa pemë frutore dhe dekorative.
Aktualisht është e ndarë në ambiente për zyra por mund të përdoret dhe për biznese të ndryshme si: kopësht, klinikë mjeksore,klinikë dentare etj.
Vilë me qira 2 katshe me sipërfaqe totale ndërtimi 440 m2 (220 m2 secili kat) + 750 m2 oborr. Kati përdhe organizohet nga 2 salla për mbledhje, 4 ambiente zyrash,3 tualete dhe 1 kuzhine. Kati i parë organizohet nga 1 zyrë pritjesh/takimesh, 5 ambiente zyrash dhe 3 tualete. Vila ofron parkim për 5 makina dhe disponon 2 depo në pjesën e pasme të saj.
Cmimi është neto.