Pershkrimi i Prones

Apartament 3+1 në shitje në një nga zonat më elitare dhe më të preferuara për të jetuar, pranë Kompleksit Delijorgji. Zona karakterizohet nga ndërtime moderne dhe infrastrukturë të zhvilluar. Vendodhja strategjike mundëson lidhje të lehtë dhe akses të shpejtë me akset kryesore dhe qendrën e qytetit.

Kompleksi ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode, si supermarkete, bar-restorante, farmaci, shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojrash për fëmijë etj. Gjithashtu zona ofron ambiente të gjelbëruara dhe hapsira rekreative, që e bën shumë të përshtatshme si për familje me fëmijë dhe për të rinj.

Apartamenti ndodhet në një pallat të vitit 2010 me 1 ashensor. Është i mobiluar me të gjitha pajisjet e nevojshme, ka sistem kondicionimi në të gjitha dhomat, dritaret janë të pajisura me grila dhe ballkoni me tendë.

Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 169.7 m2 ( bruto 182 m2), kati i 8-të i fundit, me orientim lindje-jug-perëndim. Organizohet nga një korridor në hyrje të apartamentit, dhomë ndenje me dalje në ballkon, ambient gatimi me dritare i veçuar, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi + tualet + ballkon, dhomë gjumi tjetër dhe tualet dite me dritare.

Duke qënë se ka sipërfaqe të bollshme, mund të ndahet dhe në 2 apartamente.

Mundësi për blerje ose marrje me qira post parkimi.

Me certifikatë pronësie.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi €: 495,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+3
Kati: 8
Katet: 8
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 169 m2
Sip. Totale: 182 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2010
Referenca: INF1754

Vendodhje

Whatsapp