MIDIS RRUGËS ''PETI'' DHE RRUGËS ''EDUART MANO''.
Apartament 2+1 në shitje në një nga zonat më të reja dhe shumë të preferuara për banim për shkak se ka ajër të pastër dhe shumë gjelbërim. Ka akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe të Tiranës dhe ndodhet shumë afer me Parkun e Madh të Liqenit, me Kopshtin Zoologjik si dhe me Kopshtin Botanik. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, biçikleta, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.
Apartamenti në shitje ndodhet në një pallat të vitit 2010, me rifinitura të mira, shkallë me dritare dhe ashensor. Ka sistem ngrohje-ftohje me kondicioner dhe është i shtruar me parket druri.
Apartament 2+1 në shitje, me sipërfaqe neto 107.5 m2 (bruto 118 m2), kati i 3-të, me orientim jug. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi, tualet dite dhe verandë e madhe.
Ofrohen dhe 2 poste parkimi në katin -1 me vlerë 50,000 Euro.
Apartamenti + 2 parkimet = 286,000 Euro.
Shitet i mobiluar me të gjitha pajisjet.
Me çertifikatë pronësie.