Një nga projektet e reja të banimit dhe shërbimit në Tiranë, i pozicionuar strategjikisht në Rrugën “Shyqyri Demneri”, në një nga zonat më të konsoliduara dhe të kërkuara të kryeqytetit, midis Rrugës së Elbasanit dhe Rrugës “Mihal Grameno”. Vendndodhja ofron akses të shpejtë në disa prej akseve kryesore të qytetit, duke e lidhur projektin me Bulevardin “Bajram Curri”, zonën e Bllokut, Rrugën e Elbasanit dhe pjesë të tjera të rëndësishme të Tiranës.
Pozicionimi në një zonë urbane të konsoliduar, me shërbime, biznese, institucione arsimore dhe tregtare në afërsi, e bën këtë projekt një zgjedhje të përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim afatgjatë. Prane kesaj zone ndodhen shkolla “Mihal Grameno”, Shkolla “Baletit”, Shkolla “Kosova”, Liceu Artistik, etj. Gjithashtu, afërsia me qendrën e Tiranës ofron një kombinim të favorshëm mes jetesës urbane dhe aksesit të shpejtë në hapësirat rekreative dhe zonat qendrore.
Projekti parashikohet si një objekt multifunksional banimi dhe shërbimi, i organizuar në 15 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me lartësi kati 3.24 metra dysheme – tavan, me 2 ashensore, me cilesi te larte ndertimi duke kombinuar funksionet rezidenciale me hapësirat e shërbimit dhe duke ofruar një koncept bashkëkohor të jetesës në një nga zonat më të aksesueshme të Tiranës.
Rezidenca ofron apartamente të konceptuara në tipologji të ndryshme, duke iu përshtatur nevojave të familjeve të ndryshme dhe kërkesave të tregut.
Apartamentet disponohen në tipologjitë 1+1, 2+1 dhe 3+1, me sipërfaqe që variojnë nga 77 m² deri në 140 m².
Çmimet e apartamenteve variojnë sipas tipologjisë, sipërfaqes, katit dhe orientimit, duke filluar nga 2,900 Euro/m² dhe duke arritur deri në 3,500 Euro/m².
Tipologjitë e apartamenteve:
• 1+1: rreth 77 m²
• 2+1: nga 93 m² deri në 125 m²
• 3+1: rreth 140 m²
Projekti përbën një mundësi interesante si për blerësit që kërkojnë një apartament për banim, ashtu edhe për investitorët që synojnë një pronë në një zonë me kërkesë të lartë të Tiranës per ta dhene me qira ose rishitjen ne te ardhmen.
Investim i garantuar.
Afati i perfundimit brenda vitit 2029