Baks Bay, një komunitet i ri bregdetar në një nga pjesët më piktoreske të bregdetit shqiptar, në Rjoll, pranë plazhit të Velipojës. Rezidenca shtrihet buzë detit, në një hapsirë prej 150 hektarësh, e ndërthurur me natyrën unike të zonës dhe ujrat e kaltra të Adriatikut. Vetëm rreth 1 orë nga Tirana, rreth 1 orë e 45 min nga Podgorica, rreth 3 orë e 45 min nga Prishtina dhe rreth 4 orë e 30 min nga Shkupi.
Baks Bay do zhvillohet nga ABA properties ndërsa punimet e ndërtimit nga Gener 2, një nga shoqëritë më të mëdha për investime strategjike dhe projekte madhore, si Lake View Residences, ABA Business Center dhe Toptani Shopping Center.
Arkitektura e Baks Bay është konceptuar për tu përshtatur me natyrën e mjedisin dhe do të jetë aktiv gjatë gjithë vitit. Rezidenca do të ofrojë 33 godina ku shumica prej tyre do të jenë 3 katëshe dhe disa 10 katëshe, ku karakterizohen nga struktura të ulta dhe hapësira të bollshme me apartamente të stilit modern mesdhetar, të të gjitha tipologjive, që nga garsonierat dhe deri tek apartamentet 3+1 dhe penthouse. Secila ndërtesë do të përfshijë recepsion/ oborr të brendshëm të sistemuar/ pishinë private/ kënd lojrash/ palestër dhe përdorim pa pagesë i plazhit nga rezidentët.
Njësitë do të ofrojnë hapësira të bollshme, dritë natyrale dhe pamje panoramike perëndimi. Tavanët do të jenë 2.70 M dhe dritaret e mëdha që japin dritë natyrale dhe pamje shumë të bukur. Apartamentet në katin përdhe do të disponojnë oborre private nga 6.19 m2 deri në 19.71 m2. Fasada e ndërtimit do të jetë e ventiluar me pllaka porcelani Gres, duke ruajtuar një temperaturë të qëndrueshme në brendësi. Izolim akustik i avancuar për qetësi, rehati dhe privatësi. Dritaret dhe Vetratat alumini cilësore me xham të dyfishtë. Izolim termik për temperaturë në çdo stinë. Sistem ngrohje-ftohje Samsung Mini VRF, i përfunduar së bashku me pajisjet.
Çdo detaj i rezidencës Baks Bay është kuruar me kujdes, me pamje mahnitëse të detit dhe natyrës përreth dhe përmbush të gjitha nevojat e banorëve ashtu si dhe të vizitorëve. Do të ofrojë një mjedis pa makina, ku infrastruktura e qarkullimit do të pozicionohet nëntokë. Një pjesë shumë të rëndësishme të zhvillimit të projektit ka Hoteli me 5 yje Melia, duke nisur që nga trajtimet ekskluzive në SPA dhe gastronomi e deri tek zonat VIP dhe suitat me një cilësi të lartë komoditeti.
Baks Bay do të ofrojë:
- Hotelin prestigjoz Melia
- Restorante A-La-Carte
- Dyqane të brandeve ndërkombëtare
- Bare dhe beach-bare
- Hapësira Sportive & Fitness (fusha tenis, padel, basketball, football, voleyball)
- SPA
- Plazhe Private + Publike
- Pishina
- Parqe & Hapësira të gjelbra
- Spital
- Shkollë
- Kopësht & Kënde lojërash
- Lungomare 1.1 KM
Avantazhet e të jetuarit në Baks Bay:
- Përdorim pa pagesë i plazhit privat, pishinave dhe palestrës.
- 10% zbritje në restorantet e resortit.
- 10% ulje për marrjen me qira te ambienteve sportive.
- Shërbim për mirëmbajtjen e njësive dhe menaxhimin e pronës për qira afatshkurtra dhe afatgjata.
- Mundësi shumë e mirë për banim ose investim.
- Oborre private të gjelbëruara.
- Zonë e dedikuar për fëmijë.
- Siguri dhe mirëmbajtje 24/7.
- Instalime të sistemit Smart Home për çdo apartament.
Çmimet orientuese:
Garsoniere duke filluar nga 97,000 Euro
Apartamente 1+1 duke filluar nga 140,000 Euro
Apartamente 2+1 duke filluar nga 216,000 Euro
Apartamente 3+1 duke filluar nga 289,000 Euro
Penthouses duke filluar nga 613,000 Euro
Parkimet duke filluar nga 20,000 Euro posti.
Shenim: Këto çmime janë objekt ndryshimi në varësi te ecurisë së ndërtimit dhe shitjeve.
Ndërtimi pritet të përfundojë në varësi të fazave të ndryshme. Ndërtuesi është një nga ndërtuesit më serioz, i besueshëm dhe prestigjoz në Shqipëri.