Përshkrim

Rezidenca turistike më e re e cila ka një vendodhje unike pranë detit Adriatik dhe një nga zonat më të preferuara, Gjirin e Lalëzit. Vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, me gjelbërim dhe ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit. Një destinacion i aksesuseshëm për vetëm 5 minuta në këmbë deri tek plazhi, 20 minuta drejt Kepit te Rodonit, 25 minuta drejt qytetit të Durrësit, 30 minuta drejt Aeroportit “Nënë Tereza” dhe 40 minuta drejt Tiranes.

Për herë të parë në Shqiperi, Reportage Group, një nga zhvilluesit më të mëdhenj ndërkombëtarë privatë me projekte në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Evropë. Arkitektura e projektit harmonizohet natyrshëm me ambientin përreth, duke i qëndruar besnike bukurisë natyrore të zonës. I frymëzuar nga dizajni mesdhetar, paleta e ngjyrave plotëson mjedisin, ndërsa fasadat e gjera bashkojnë në mënyrë të përsosur hapësirat e brendshme dhe të jashtme, duke krijuar një përvojë të unifikuar jetese.

Mirë se vini në La Dimora—shtëpia juaj e re e vendosur mes gjelbërimit të harlisur, vetëm pak hapa larg plazhit dhe me siguri 24 ore. Vilat janë projektuar me planimetri të rregullt,dritare me dopio xham, ballkone dhe tarraca për secilën vilë, antenë kryesore satelitore dhe lidhje me fibra optike për akses në internet me shpejtësi të lartë. Rezidenca ofron me dhjetra shërbime brenda kompleksit si : kënd lojrash për fëmijë, pishinë e madhe, parkime private për secilën vilë,palestër dhe qendër fitnesi, kafene, zona të gjelbëruara për shëtitje,zona tregëtare etj.

Rezidenca e shtrire ne nje siperfaqe parcele 12.065 m2 do të ofrojë 75 vila chalets në shitje 600 m nga vija bregdetare, me tipologji të ndryshme: 70 vila townhouse me katër dhoma gjumi, 2 vila dyshe me katër dhoma gjumi secila dhe 3 vila individuale me katër dhoma gjumi.

Vilat fillojne nga 392.000 euro dhe uljet realizohen sipas mënyrave të pagesës:
10% parapagim merr 5% Ulje me 1% cdo muaj deri në mbarim.
20% parapagim merr 10% Ulje me 1% cdo muaj deri në mbarim.
30% parapagim merr 15% Ulje me 1% cdo muaj deri në mbarim.

Mundësi shumë e mirë për banim ose investim (qiradhënie ose rishitje).

Rezervim paraprak në vlerën 4000 euro.

Parashikuar të mbarojë në vitin 2028.

Detajet

Lloji: Projekt i ri ne ndertim
Website Views: 1

Vendndodhje

Karakteristikat

Whatsapp