Marea Coast, një rezidencë e re e pozicionuar në një nga qytetet bregdetare më të rëndësishme të Shqipërisë, në Radhimë; Vlorë, një destinacion ku bashkohen kultura, natyra dhe stlili i jetesës mesdhesare. Ndodhet vetëm 25min nga Porti i Vlorës, 1h e 30min nga Porti i Durrësit dhe 2h nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Radhima pozicionohet midis qytetit të Vlorës e fshatrave të Rivierës dhe ofron një ekuilibër të rrallë të aksesueshmërisë, autenticitetit dhe bukurisë natyrore. Zona kufizohet nga ujra kristalore, terren shkëmbor, bimësi mesdhetare dhe perëndime panoramike.
Marea Coast do të ketë sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 24.600 m2. Do të ofrojë punime shumë cilësore, fasadë me veshje kapote, e kombinuar me panele dekorative qe do të krijojnë hijëzim dhe ventilim natyral të hapsirave të ballkoneve dhe verandave, izolim termik, xham termo dhe zëizolues etj. Është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë freskise së Detit dhe pranë gjelbërimit e natyrës duke garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë të Detit Jon.
Organizimi i “Marea Coast”:
-8 godina me 273 apartamente total, me 1-6 kate mbi tokë dhe 1-2 kate nën tokë.
-175 poste parkimi.
-12 Vila të cilat do të kenë parkim privat, pishinë private, verandë dhe kopësht.
-2 Hotele që do të jenë 6 kate me 1 kat parkimi nën tokë dhe do të ofrojnë 108 dhoma, recepsion, bar-restorant (bufe), SPA & palestër, pishinë të jashtme e të brendshme dhe 120 poste parkimi.
Rezidenca do të ofrojë një sërë shërbimesh dhe facilitetesh si SPA, sallon bukurie, wellness, pishinë e brendshme, restorant, kafe, dyqane, irish pub, kënd lojrash për fëmijë, dyqan kokoshka dhe akullore, teatër/kinema në natyrë, shatërvane, ambiente rekreative, gjelbërim, fushë padel/basketbolli, etj.
Avantazhet e të jetuarit në “Marea Coast”:
-Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë.
-Komunitet i përzgjedhur banorësh.
-Siguri dhe mirëmbajtje 24/7.
-Privatësi
-Qetësi
-Gjelbërim
-Parkim i garantuar
- Oborre private të gjelbëruara.
- Zonë e dedikuar për fëmijë.
Mënyrat e pagesës:
35% me firmosjen e kontratës
30% 1 vit pas firmosjes së kontratës
30% 2 vite pas firmosjes së kontratës
5% në marrjen e çelsave.
-Nëse do të paguhen 2 këstet e para menjëherë, pra 65%, do të ketë një ulje prej 10% të çmimit të shitjes.
-Nëse do të paguhen 3 këstet e para menjëherë, pra 95%, do të ketë një ulje prej 15% të çmimit të shitjes.
Parashikuar të përfundojë në vitin 2031.