Nje residence e re banimi, e pozicionuar 200 metra nga liqeni i Farkës, jo vetëm që ofron një mjedis larg zhurmës së qytetit, por gjithashtu siguron akses të lehtë me qendrën e Tiranës dhe shërbimet kryesore të qytetit. Ky destinacion i ri po kthehet në një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara në Tiranë, duke ofruar një kombinim unik të luksit dhe qetësisë natyrore.
Residenca ofron vila dhe apartamente ekskluzive të projektuara me kujdes të veçantë për të plotësuar standartet më të larta të jetesës moderne. Arkitekturë modern, fasade e ventiluar, me hapësira të bollshme dhe dritë natyrale, ku banorët mund të shijojnë pamjen relaksuese të liqenit dhe peisazheve përreth, duke krijuar një ambient të ngrohtë familjar.
Ajo ofron gjithashtu facilitete të shumta për të plotësuar çdo nevojë, duke përfshirë hapësira të gjelbra, ambiente rekreative, pishina dhe palestra individuale, sigurie 24 ore, si dhe shërbime mirëmbajtjeje dhe pastrimi për të garantuar një ambient të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët. Gjithashtu ofron akses te dedikuar te pedonalja e liqenit te Farkes.
Residenca shtrihet ne 21,000 m2 tokë dhe ka 18,000 m2 ndertim ne total.
Ajo eshte e perbere nga:
- 33 vila me 4 tipologji te ndryshme me dhe pa pishine
- 30 apartamente 1+1, 2+1, 3+1
- 123 vende parkimi (te hapura dhe te mbyllura)
Vilat Individuale me strukture 2 kate + 1 kat nentoke me siperfaqe ndertimi qe variojne nga 295 m2 + 21.7 m2 verande + 320 m2 bace deri ne 420 m2 + 54 m2 verande + 430 m2 bace
Cmimet e vilave variojne nga 655.000 Euro deri ne 1.000.000 Euro
Apartamentet ndodhen ne godina 4 kateshe me ashensor dhe 1 kat nentoke.
Apartamentet në shitje 2+1 dhe 3+1 me siperfaqe qe fillojne nga 159 m2 deri në 258 m2
Cmimet e apartamenteve 1950 Euro/m2 deri ne 2050 Euro/m2
Postet e parkimit jane me cmimin 25,000 Euro.
Mundesi mjaft e mire per banim ose investim.
Parashikuar te mbaroje brenda vitit 2027