Përshkrim

Rezidence e re banimi shumë cilësore e projektuar përballe malit piktoresk të Dajtit. Një kompleks unik që do të ofrojë standartin më të lartë të jetesës suburbane në Tiranë. Vendndodhja e kompleksit ofron akses direkt me unazën e madhe të Tiranës, qëndren tregtare TEG, pranë Liqenit te Farkes dhe parqeve natyrore të rrethinave të qytetit. Nje nga zonat më të preferuara dhe elitare që karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash. Ndodhet vetëm 5 KM nga qendra e Tiranes.

Avantazhet e Rezidences:



Vendodhje unike, fare pranë qendre Tregtare TEG dhe vetem 5 KM nga Sheshi Skenderbej

Rezidenca është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave te qytetit, ne mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetesise

Arkitekture unike dhe bashkëkohore

Orientim shumë të mirë me dritën e diellit dhe konturet e tokës natyrale, duke ofruar keshtu një fushëpamje të gjerë të malit te Dajtit nga çdo vilë.

Rezidenca është projektuar në mënyrë rigoroze sipas standartit të ndërtimit “Eurokode” për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë në zonën e Farkës

Rezidenca është konceptuar që përvec pamjeve panoramike të sigurojë edhe privatësinë e cdo vile

Vilat kane dhe ashensor

Lartësitë e ulëta të vilave i përshtaten kontekstit suburban të zonës, duke u ndërtuar sipas relievit te tokes për të krijuar një pamje ku secila vilë nuk pengon pamjen e tjetrës

Hapësira të mëdha parkimi të rrethuara nga kopeshte të gjelbëruara dhe sherbime të garantuara

Jane disa rruge qe aksesojne Rezidencen

Siguri maksimale 24 orë dhe vend-roje etj.

Mundesi e mire investimi



Kompleksi do të ofrojë 3 tipologji vilash, gjithsej 16 vila të projektuara në mënyrë elegante.

Cmimet e vilave variojnë nga 350,000 Euro – 669,500 Euro

Parashikuar të mbaroje brenda vitit 2026

Detajet

Lloji: Vilë
Website Views: 1
Whatsapp