Liqeni i Tiranës PRANE PARKUT DHE LIQENIT ARTIFICIAL
Apartament 2+1 luksoz për qira, ndodhet shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Tiranës. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare. Vendodhje unike afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë etj.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Ndodhet në një pallat të ri me cilësi të larte ndertimi i cili do te ofroje ashensor, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, shërbime edhe mundësi parkimi.
Apartament për qira 2+1 me sipërfaqe 110 m2, ndodhet në katin e 5-të me orientim jug-lindje, i cili ofron një dhome ndenje të bollshme + kuzhine + ngrënie, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkoni. Është totalisht i mobiluar me pajisje shumë cilësore, sistem kondicionimi në cdo ambient dhe me stil bashkëkohor.
Cmimi është bruto, në të cilin përfshihet dhe parkingu.