Apartament 1+1 me qira, ka një vendodhje shumë të mirë, vetëm 5 minuta nga qendra e Tiranës dhe midis dy akseve kryesore rruges së “Kavajes” dhe rruges së “Durrësit”. Zona është mjaft e preferuar e qetë dhe ka shumë institucione shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare. Ajo njihet për një gamë të gjërë dyqanesh, supermarketesh, bare, restorante, kopshte, cerdhe, sherbime të ndryshme etj.
Pallati ku ndodhet apartamenti është i sapo perfunduar me cilësi mjaft të lartë, me ashensor dhe administrim shumë të mirë.
Apartament me qira 1+1 me sipërfaqe neto 70 m2, gjendet në katin e 4-të, me orientim veri-lindje dhe me pamje shumë të mirë. Apartamenti eshte i mirë organizuar dhe ofron punime cilësore. Organizohet nga dhoma e ndenjes + kuzhine e vecante me ambient ngrenie, dhome gjumi, tualet, korridor dhe ballkon me pamje shume te bukur. Mobilimi është cilesor, me ajer te kondicionuar dhe ngrohje.
Mundesi per nje post parkimi.
Parkimi 100 euro ne muaj.