Pershkrimi i Prones

“Lakeside” Residence, nje rezidence e re me vila dhe apartamente, e cila shtrihet me pamje nga Liqeni i Farkes, me një vendodhje shumë të mirë në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante te njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranen, Qendren Tregtare TEG etj.

Residenca është projektuar me arkitekturë moderne dhe ka dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, pamje mbreselënëse të liqenit, godina banimi të rrethuara vetëm nga gjelbërimi, sherbime, apartamentet do të jenë me ashensor, siguri dhe administrim 24 orë, komunitet elitar etj.

“Lakeside” Residence eshte kompleks me vila banimi te cilat kane pamje shume te bukur nga Liqeni i Farkes dhe apartamente 2, 3 kate. Kompleksi përbëhet nga 14 vila të tipologjive të ndryshme individuale dhe të bashkangjitura, dhe një objekt banimi me apartamente 3 kate. Rezidenca eshte me mur rrethues dhe pishina. 

Vile e bashkangjitur në shitje 2 kateshe + bodrum me sipërfaqe ndertimi 188.4 m2 + 250 m2 oborr. Kati nëntokë perbehet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie dhe tualeti. Kati përdhe perbehet nga 2 dhoma gjumi, tualeti me dritare dhe nje ballkon që lidhet me njeren nga dhomat. Kati i parë përbëhet nga dhomë matrimoniale + garderobe + tualet me dritare dhe ballkoni. Ka parking te hapur per 2 makina.

Cmimi perfshin sistemin ngrohje-ftohje me chiller i pẽrfunduar me te gjitha pajisjet dhe panelet diellore per prodhimin e energjise elektrike te viles.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 399,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 188 m2
Sip. Toke: 250 m2
Tualetet: 2
inf93.construction_year: 2024
Referenca: INF861

Vendodhje

Whatsapp