Pershkrimi i Prones

Penthouse i ri luksoz per qira vetëm 1.9 km larg Sheshit Skenderbej, i cili ofron pamje shumë të bukur mahnitese gati 360 gradë te qendres së Tiranes dhe malit të Dajtit nga cdo dritare dhe ballkon i apartamentit rezidencial. Ka akses direkt me unazen e vogel, unazen e madhe dhe fare pranë disa institucioneve arsimore, shoqërore e tregtare, një nga zonat më të reja e preferuara të kryeqytetit.

Apartamenti penthouse ndodhet te kompleksi “Square 21”, i cili ofron ambiente te gjelberuara, pishina te brendshme, palester, ambiente sherbimi etj. Godina është totalisht me fasade te ventiluar e cila ofron qendrueshmeri, jetegjatesi te fasades si dhe eficence të lartë në kursimin e energjise per ngrohje-ftohje.

Prona është një mundësi unike për të zotëruar një rezidence luksoze eskluzive e konceptuar nga arkitekte dhe inxhinjere në USA nga më të mirët me mbi 25 vjet eksperience. Në të janë implementuar mënyrat më të sofistikuara duke nderthurur elementet bashkëkohore me një ndertim super cilesor.

Penthouse ofron super punime cilësore dhe një investim shumë modern me pajisjet më të fundit të teknologjise, mobilimit etj. Ka izolim total të rezidences, termoizolim dhe zeizolim, ngrohje-ftohje në cdo ambient te shtepise perfshire korridore dhe banja, muret dhe tavanet e banjave janë bërë prej pllaka cimentato Knauf per te siguruar mbrojtjen nga lageshtira, myku etj. Sistemi ngrohje-ftohjes është HVAC, me i miri që egziston në Shqiperi. Sistemi elektrik nga me i miri duke perdorur kodet elektrike ne USA me panelin kryesor jashte, nen-panele te vecanta ne cdo apartament. Panel te plote per tensionin e ulet “rack”, per TV, internet etj. Sistemi hidraulik, lavamanet, dushet jane te gjitha te markes “Grohe”, tualetet incaso dhe me sistem bidet te inkorporuar. Ballkonet te shtruara me mozaik guri natyror. Parketi i perdorur është prej dru lisi te bardhe nga me cilesoret, i cili ka shtrese zeizoluese dhe eshte kundra lageshtires. E gjithe kuzhina, salloni, korridori garderoba, bufet janë të bera me punime druri me porosi nga jashte. Salloni kryesor i ndenjes ka nje bibliotek te madhe druri, me te cilen nderthuret edhe nje oxhak funksional per dru zjarri, i bere me veshje dekorative mermeri. Pajisjet elektroshtepiake jane Miele, lavastovilje e madhe incaso, frigorifer LG, TV jane Samsung, Led, Smart etj. Per te patur siguri shtese per furnizimin e vazhdueshem te ujit, ne tarrace eshte montuar depozite inoksi uji 1000L me filtra per pastrimin e ujit dhe pompe te fuqishme per presion te plote uji. Mobilim shume modern dhe cilesor nga marka te njohura etj.

Penthouse me qira me siperfaqe neto 378.2 m2 neto (435 m2 bruto) (5 apartamente luksoze ne kat me strukture: nje apartament 2+1, tre apartamente 1+1 dhe 1 garsoniere per miqte) + 500 m2 tarrace e shfrytezueshme. Apartamenti shtrihet ne nje kat te tere dhe te jep ndjesine e nje vile brenda nje pallati, kati 11-te me orientimin jug-lindje-veri-perendim dhe pamje fantastike te Tiranes. Organizohet nga 5 sallone ndenje, 1 ambient i madh ngrenie, 5 kuzhina, 6 dhoma gjumi + garderobe secila, 7 tualete, 1 lavanderi te bollshme, 2 ashensor te dedikuar vetem per Rezidencen – Penthouse, hapesire parkimi ne katin -1 me siperfaqe neto 68 m2 dhe lartesi 7 m, ku mund te parkohen deri ne 4 makina dhe mund te organizohen dhe hapesira per depo.

Kjo rezidence është e pershtatshme për familje të medha, per trup diplomatik, ambasador, investim, Airbnb etj.

Per me shume detaje te hollësishme rreth apartamentit rezidencial, klikoni linkun e meposhtem:

https://www.square21-arlis-penthouse.com/

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 8,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 4+1
Kati: 11
Katet: 11
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 378 m2
Sip. Totale: 435 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF869
Whatsapp