Pershkrimi i Prones

Jepet apartament 4+1 me qira, i cili ndodhet shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Liqenit të Tiranës, stadiumit “Air Albania”, dhe me akses hyrje e dalje të shpejtë me qendren e zonat e tjera. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare. Vendodhje unike afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë etj.

Vendodhja e apartamentit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, ka supermarkete, shkolla, bar/kafe, restorante sherbime të ndryshme etj.

Prona ndodhet në një pallat të ri 12 katësh, me cilësi të lartë ndërtimi i cili do të ofrojë siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare, shërbime edhe parkim.

Apartamenti është totalisht i investuar dhe i mobiluar me pajisje shumë cilësore dhe stil bashkëkohor dhe me markat më të mirat në treg. Është i shtruar me parket dhe i pajisur me sistem kodicionimi ngrohje-ftohje në cdo ambient, etj.

Apartament me qira 4+1 me siperfaqe totale 160 m2, kati 6-të dhe me orientimin shumë të mirë. Organizohet nga një sallon i madh + kuzhinë + ngrënie, 4 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor shperndares dhe një ballkon ku ka dalje dhoma matrimoniale.

Bashkë me apartamentin ofrohet dhe një post parkimi.

Cmimi përfshin dhe taksat.

Detajet e Prones

Cmimi €: 3,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 4+2
Kati: 6
Katet: 12
Ashensor: Po
Sip. Totale: 160 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF890

Vendodhje

Whatsapp