Pershkrimi i Prones

RRUGA “EMIN DURAKU”

Jepet apartament 2+1 me qira, i cili ka një vendodhje shumë të mirë, një nga zonat më të preferuara, te qeta e komode të Tiranës për te jetuar. Kjo zonë ka akses me unazen e vogël dhe me unazen e madhe, afër me Bllokun, Komunen e Parisit, Parkun e Liqenit dhe fare pranë disa institucioneve kryesore arsimore, shoqërore, tregtare, ngjitur me njërin nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.

Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.

Prona ndodhet në një ndertese e cila ofron punime shume cilesore, eshte 9 katshe + 1 kat nentoke parkim.

Apartamenti ka punime shumë të mira, i mobiluar totalisht me pajisje shumë cilësore dhe bashkëkohore, sistem kondicionimi për cdo dhomë, i shtruar me parket, dritaret me grila etj.

Apartament me qira 2+1 me siperfaqe 134.6 m2, kati 4 me orientimin jug-lindje gjë të cilen e bën të ndricuar gjate gjithe kohes. Organizohet nga ambienti i ndenjes, kuzhine e vecuar + ngrënie, 2 dhoma gjumi, lavanderi, 2 tualete dhe ballkoni.

Mundesi parkingu me pagesë poshtë godines.

Cmimi është neto.

Detajet e Prones

Cmimi: 1,400 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 4
Ashensor: Po
Sip. Totale: 134 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF949
Whatsapp