Rezidenca ku ndodhet vila per qira ka nje vendodhje elitare, buzë Liqenit të Farkës, 3.8 KM dhe 10 minuta nga qendra e Tiranës. Zona ofron qetes dhe pamje shume te bukur drejt kodrave të gjelbëruara, liqenit me shtrirje 75 hektarë sipërfaqe ujore të pastër dhe në horizont Mali i Dajtit.
Infrastruktura rrugore që tashmë është zhvilluar në atë krah të qytetit bën të mundur që rezidenca të jetë lehtësisht e aksesueshme me te gjitha zonat perreth si dhe me autostraden E852 qe te nxjer ne TEG dhe Unazen e madhe te Tiranes e cila eshte mjaft afer rreth 1.5 km nga rezidenca.
Rezidenca ofron qetesi, pamje shume te bukur nga liqeni, privatesi, gjelberim, shetitoren e liqenit te farkes dhe parkun duke ju dhene mundesine per aktivitete shplodhese dhe sportive. Ofron siguri të garantuar 24 orë, mirëmbajtje dhe facilitete të tjera që do ta bëjnë më të këndshme jetesën në komunitet, ambiente të përbashkëta të gjelbëruara, etj.
Vile me qira 2 katshe + bodrum me siperfaqe ndertimi 491.66 m2 + 990 m2 oborr me pamje shume te bukur nga liqeni. Bodrumi organizohet nga ambient ndenje, tualet, dhome gjumi, ambient palestre, dhome teknike, lavanderi, tualet me vaske. Kati perdhe organizohet nga ambient ndenje, kuzhine e vecuar + ngrenie, tualeti dhe veranda. Kati i pare organizohet nga dhome matrimoniale + garderobe + tualet me dritare, dhome gjumi tjeter + tualetin, dhome gjumi, tualet dite dhe 2 ballkone. Vila dispnon pishine dhe parkim per 2-3 makina.
PER ME SHUME KONTAKTONI: +355 68 20 50 353