Pershkrimi i Prones

VETEM 5 MIN NGA TEG
Jepet vile luksoze me qira, e cila ka një arkitekturë neoklasike franceze dhe ndodhet në Rolling Hills Residence, një nga vendbanimet më cilësore, elitare dhe të preferuar të Tiranës. Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne me fasada xhami të mëdha, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj.
Rolling Hills Residence e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 15 min me makinë nga qendra e Tiranës.
Vila ka shumë ndriçim natyral dhe ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit dhe oborrit në të cilin është investuar shumë. Ofron punime shumë cilesore, termoizolim, lartësi të katit, sistem ngrohje-ftohje me Chiller, oxhak funksional, kuzhina shumë cilësore te kompletuar, oborr të sistemuar shumë bukur dhe parkim per 2 makina.
Vile luksoze per qira 2 katshe + bodrum me siperfaqe ndertimi 350 m2 + truall 750 m2. Vila ofron nje ambient ndenje te bollshem, kuzhina e vecuar me dritare, ambient ngrenie, 4 dhoma gjumi, garderobe, studio-librari, 3 tualete, lavanderi, dhome mekanike, verande + ballkone.

Detajet e Prones

Cmimi: 3,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 350 m2
Tualetet: 2
Referenca: INF1002
Whatsapp