Autostrada Tiranë - Durrës AUTOSTRADA TIRANE-DURRES, KM 5
Jepet godine cilesore me qira, e cila ndodhet në një nga zonat kryesore industriale të Tiranes pranë autostrades Tirane – Durrës dhe QTU-se, zona e Kasharit, buze rruge me vizibilitet te larte. Është vetëm 3 KM nga kryqyteti.
Vendodhja është një ndër zonat industriale e cila ka marrë zhvillim të madh kohët e fundit dhe me kërkesë të lartë për zhvillim biznesi.
Prona është një objekt multifunksional prej 4 katesh + bodrum me 3 ashensor, i rrethuar dhe i siguruar nga të gjitha anët, e cila ofron punime cilesore me të gjitha parametrat e nevojshme. Katet mbi toke e kanë lartësine 3.5 M ndersa kati nëntokë 4.5 M. Në katin perdhe janë parashikuar të jenë ambiente ekspozimi dhe administrate. Mjediset lidhen me te gjitha katet me 3 ashensor të përmasave të mëdha për lëvizjen e materialveve si dhe nje shkalle në anën jugore dhe pandus në pjesen veri-lindore të objektit. Në katet e tjera janë parashikuar ambiente sherbimi, prodhimi, në varësi të biznesit që do të zhvillohet në të. Ashensoret shkojnë deri në bodrum nga ku behet ngarkimi dhe transporti me mjete gjatësi deri 18 metra.
Godine 4 katshe + 1 kat nentoke me qira me siperfaqe totale ndertimi 10,640 m2 (8,600 m2 ndertimi mbi toke) dhe 1 kat nentoke (2,040 m2) + 5,000 m2 oborr. Ka mundësi parkimi në oborr.
Është e përshtatshme për Spitale, Showroom, Qendra Mjeksore, Klinike, sherbime të ndryshme etj.
Mundësia e dhënies me qira të godines si një e vetme ose në dy pjesë të vecanta me aksese të ndara.
Cmimi është bruto.