Pershkrimi i Prones

Apartament 2+1 ne shitje te një nga projektet më të reja moderne unike, e cila ndodhet në zemër të Tiranes, me një arkitekturë të veçantë dhe me standarte bashkëkohore. Vendodhja buzë Sheshit Skënderbej, afer Tirana International Hotel, Xhamisë e kulles së sahatit, i jep projektit një vlerë të lartë strategjike në zhvillimin e qendrës së kryeqytetit. Me akses të pakrahasueshem me të gjitha institucionet kryesore shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat më të preferuara.

Godina është një ndërtesë multifunksionale e cila ofron apartamente elegante, zyra dhe ambiente komerciale moderne. Në objekt po aplikohen standartet më të larta të ndërtimit, duke ofruar cilësi shumë të lartë në konstruksion në rifiniturë dhe arkitekturë super moderne. Projekti modern dhe sherbimet e ndryshme që do të ofrohen në këto ambiente do ti japin një vlerë unike dhe kthim të sigurtë të investimit tuaj si tek ambientet e banimit dhe ato të biznesit.

Projekti do të jetë me strukturë 25 kate ku do të përfshihen qender biznesi, apartamente si dhe 5 kate parkim nëntokë. Në katet e para do të zënë vend zyra, biznese të ndryshme që do të kenë mundësin të zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në dyqanet luksoze. Në katet e sipërme do të jenë apartamentet e banimit të cilat kanë orientim shumë të mirë ku mbizotëron drita dhe pamja e bukur e qendres.

Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 198.62 m2 (232.34 m2 bruto), kati 7-te me oreintimin jug-lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine pak e vecuar + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet + garderobe, dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni që lidhet me gjitha dhomat.

Ofrohet financim deri ne 70 % te vleres

Mbaron brenda muajit Prill 2026

Per me shume informacion rreth prones na kontaktoni: Cel. +355 682050353

Detajet e Prones

Cmimi: Çmimi sipas kërkesës
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 7
Katet: 25
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 198 m2
Sip. Totale: 232 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Referenca: INF1025
Whatsapp