CMIM OKAZION
Zona ku ndodhet dubleksi në shitje është një ndër zonat më të preferuara të qytetit, pranë Komunës së Parisit, afër me Parkun kombëtar e Liqenin artificial të Tiranës. Në këtë zonë ndodhen një rrjet i konsiderueshëm institucionesh arsimore, shoqërore dhe tregtare, këndeve të lojrave për fëmijë etj.
Godina ku ndodhet apartamenti eshte 5 katsh, ofron cilësi ndertimi, 1 ashensor, siguri dhe mirëmbajtje.
Dubleksi në shitje është i mirë-organizuar pa humbje në sipërfaqen e tij dhe ofron rifinitura cilësore, i shtruar me parket laminat, me oxhak me korent, sistem kondicionimi dhe mobilimi shume cilesor.
Apartament dubleks në shitje 2+1 me siperfaqe neto 116 m2 (130 m2 bruto), kati 4+5, me orientimin jug-veri dhe me pamje shume te mire te zones. Kati i pare organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhine + ngrënie, ballkoni dhe tualeti me dritare. Nepermjet shkalleve te brendshme kalojme ne katin e dyte e cila organizohet nga 2 dhoma gjumi, 1 tualet me dritare dhe ballkoni. Dubleksi ofron mundesi shfrytezimi te tarraces. Shitet me gjithe mobilimin.
Ka mundesi parkimi me qira ose blerje.
Me çertifikatë pronësie.