Pershkrimi i Prones

Shitet vile ne ndertim, e cila ndodhet në fushat e gjelberuara te Prushit, vetëm 15 minuta larg nga qendra e Tiranes. Pozicionohet në mes te gjelbërimit, ajrit të pastër dhe freskise që ofron zona, një zone shume e mire për të jetuar por dhe për të shijuar qetesine, pasi ndodhet larg zhurmes dhe kaosit urban. Me akses direkt në rrugen kryesore, 1400 m larg nga rruga e vjeter Tirane -Durres, 300 m nga Liqeni i Prushit, dhe me infrastrukturë të rregullt.

Zona eshte nje zone mikse në të cilen përfshihen kategori banimi, sherbimi, bujqësi, bare, restorante të njohura të cilat ofrojne prodhimet bio te zones.

Vila ne shitje eshte pjese e nje kompleksi ne ndertim me 7 vila te rrethuara me gjelberim dhe te larguara nga njera-tjetra, e cila ofron gjelberim, siguri 24 orë, mirëmbajtje dhe bashkejetese në komunitet. Vilat ne kete kompleks ofrojne punime shumë cilësore, fasade te termoizoluar, oborr te gjelberuar dhe te sistemuar shumë bukur.

Vilë 2 katshe në shitje me siperfaqe ndertimi 240 m2 + 900 m2 tokë. Kati përdhe organizohet nga salloni i ndenjës, kuzhina e vecuar me dritare, ambient ngrënie, dhomë gjumi, tualet dite dhe veranda me dalje direkt në oborr. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale me tualet brenda + garderobe, 2 dhoma gjumi secila me tualet brenda dhe dy ballkone. Ne oborr ka mundesi per instalimin e pishines, kendit te lojrave per femije, etj.

Parkim i hapur për 2-3 makina.

Pritet te mbaroje ne fund te vitit 2024.

Detajet e Prones

Cmimi: 440,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Sip. Totale: 240 m2
Tualetet: 4
Referenca: INF1053
Whatsapp