Kodra e Diellit Residence PROJEKTI “ZGJERIMI” TE “KODRA E DIELLIT” 1
Dubleks i vecante ne forme vilete ne shitje te projekti me i ri “Zgjerimi” te “Kodra e Diellit” 1, i cili gjendet afër me Kopshtin Botanik te Tiranës dhe fare prane me Shkollen “British School of Tirana” e cila perfshin edukimin dhe arsimimin nderkombetar qe nga mosha 1-18 vjec. Rezidenca ndodhet në nje nga zonat më të preferuara të Tiranës në mes te gjelberimit, ajrit të paster, qetësisë qe ofron zona, si dhe prane me Unazën e Madhe të Tiranës që bën të mundur daljen nga Tirana shumë lehtë.
Rezidenca ofron siguri, mirëmbajtje, administrim 24 orë, pishinë të përbashkët, jetesë në komunitet, bar, restorant, infrastruktrure moderne, spa & beauty center, palestër, supermarket, ambiente te gjelbëruara, dhe shumë shërbime të tjera.
Apartamenti dubleks ofron punime dhe rifinitura shumë cilësore, lartësi kati 4.2 metra, muret e ambientit te ndenjes jane te veshura me gipse kudo dhe boiserie, dyert e brendshme me fashatura druri dhe lartesi 2.4 M, sistem ngrohje ftohje tavanor multisplit Daikin, i shtruar me parket nga më i miri, banjot me ngrohje nga dyshemeja, dritaret janë alumin dhe me grila etj. Mobilimi është super cilësor, divanet Duxiana, elektroshtëpiaket nga më të mirat të markes Samsung, Electroluc dhe Bosch. Dhoma matrimoniale është me garderobe të madhe të hapur dhe vaske.
Apartamenti dubleks (vilete) 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 141.17 + veranda+vazo me siperfaqe 19 m2 + sip. perbashketa 26.81 m2 (186.98 m2 bruto) + oborr te rrethuar. Në katin përdhe ndodhet ambienti i bollshem dhe i hapur i ndenjes, kuzhine + ngrënie e vecuar, tualeti. Në katin e parë ndodhet dhoma matrimoniale + garderobe + vaske, dhomë gjumi dhe tualeti.
Cmimi i apartamentit 460,000 Euro + 20,000 Euro parkimi ne katin -1 = 480,000 Euro
Shitet bashke me investimin e mobilimit cilesor.
Me certifikate pronesie