Pershkrimi i Prones

RRUGA E “KAVAJES”

Ambient biznesi dubleks me qira te projekti më i ri elitar “Tirana Garden Building”, e cila ka një vendodhje unike, vetëm 800 metra nga qendra e Tiranës, afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave për fëmijë etj. Eshte nje ndër projektët më të vecanta të Tiranës dhe ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe të kerkuara të kryeqytetit.

Zona ofron sherbime të ndryshme, si qendra shëndetësore, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, ristorante, hoteleri, rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe bicikleta etj.

Godina ku ndodhet apartamenti është 4 kate, pjesa e brendshme e kompleksit me 24 kate, mbi tokë + 4 kate nëntokë (nga këto 3 kate janë parkim dhe 1 kat qender tregtare). Ofron cilësi të lartë ndërtimi, fasade interkapet, ballkonet e gjelbëruara, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare, qendër tregtare, parkime, sherbime të ndryshme, etj. Godina ku ndodhet ambjent perdoret si qender tregtare dhe qender biznesi, me dyqane, supermarket, bar kafe, hotel, klinika mjeksore etj.

Ambient biznesi, zyre dubleks per qira me sipërfaqe neto 250 m2 ne dy kate + 60 m2 verande, pozicionohet në katin 2+3 teknik. me orientimin veri-jug dhe me pamje te bukur mbi rrugen e “Kavajes”, me mundesi te madhe reklamimi. Kati +2 përbëhet nga nje ambient i madh open space, nje ambient zyre, banjo dhe ballkon. Kati +3 perbehet nga nje ambient open space, tre ambiente per zyra, dy banja dhe ballkon. Ambienti jepet me qira bosh, eshte i shtruar me parket dhe ka te instaluar sistem qendror per ngrohje dhe ftohje. Mundesi parkimi ne katet nentoke te godines.

Cmimi eshte neto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 3,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 2
Katet: 2
Ashensor: Po
Sip. Totale: 250 m2
Tualetet: 2
Referenca: INF1147

Vendodhje

Whatsapp