Pershkrimi i Prones

RRUGA “RESHAT OSMANI”

Apartament i ri ne ndertim 1+1 ne shitje në një nga zonat më të preferuara dhe me pamje shumë të mirë të zones, vetëm 3 minuta nga plazhi i detit Jon, ne zonen e Lungomares, afer qendres se qytetit, portit te Vlores, 15 minuta nga Radhima dhe vetem 20 minuta nga aeroporti i qytetit i cili pritet te perfundoje se shpejti.

Zona ka infrastrukturë shumë të rregullt dhe do të marri një zhvillim të madh në të ardhmen e afert. Ofron sherbime të ndryshme, institucione arsimore-shoqerore, lulishte e sheshe pushimi afer, bare/restorante, markete, sherbime të ndryshme tregtare dhe zona të dedikuara për këmbësorë dhe kënde lojrash për fëmijë.

Godina ku ndodhet apartamenti është 12-13 kate me 1 kat nëntoke parkim. Ofron punime cilësore, me fasade grafiato, dopio mur perimetral me shtrese ferizoli 5 cm dhe me termoizolim. Dritaret do jenë dopio xham termik PVC ose alumin me ngjyrë antracit nga jashtë dhe të bardhe nga brenda. Lartësia e katit është 2.94 metra dysheme-tavan, janë shtruar tubat për sistemin e kondiciomit të brendshem multispliter, ambientet do të jenë të shtruara me parket, shkarkimet Valsier një nga markat më të mira etj. Është me 1 ashensor dhe shkallet janë me dritë natyrale. Planimetritë e apartamenteve janë shumë funksionale dhe pa humbje në siperfaqen e tyre. Ka mbaruar suvatimi i brendshem dhe po finalizohet faza e finos.

Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 74 m2 (81.4 m2 bruto) kati 9 me orientimin lindje-jug. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni qe lidhet me sallonin dhe dhomen e gjumit.

Shitet dhe nje parking me cmimin 30,000 Euro

Parashikuar të përfundojë në Shtator 2025

Detajet e Prones

Cmimi: 150,600 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 9
Katet: 13
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 74 m2
Sip. Totale: 81 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Referenca: INF1151
Whatsapp